Angular është një prej Javascript Framework më të famshme, që përdoret për të ndërtuar aplikacione web, mobile dhe desktop.
I krijuar dhe suportuar nga Google prej shumë vitesh tashmë, Angular ka provuar të jetë një prej framewok-eve më të suksesshme dhe te përdorura në tregun botëror. Angular përdoret nga rreth 3,600,000 faqe në internet duke përfshirë këtu Gmail, Paypal, Forbes, Upwork e shumë të tjerë.
Përgjatë kursit do të fitohen njohuritë bazë në Angular duke krijuar një pamje të qartë të arkitekturës së një Single Page Application të ndërtuar në Angular. Kursi do të prekë konceptet më të rëndësishme në Angular si komponentët e ripërdorshëm, aplikimi i data binding, dizenjimi dhe përdorimi i direktivave, krijimi i pipes dhe transformimi i të dhënave në template, angular routing, angular services e shumë koncepte të tjera.
Në përfundim të kursit do të jeni në gjendje te ndërtoni dhe të bëni deploy një real time Single Page Application duke përdorur Angular dhe Firebase.

Mundsësi shumë të mira punësimi si brenda dhe jashtë vendit. Zhvilluesit me aftësi në Angular mund të punojnë në disa role të ndryshme si Front-End Developer, Software Developer, Software Engineer me pagesa shumë të mira që sipas Glassdoor variojnë nga $70k në $130K në tregun botëror.
Angular suportohet nga Google dhe nga nje komunitet shumë i gjerë zhvilluesish dhe kompanish në të gjithë botën.
Avantazhet për një programues Angular:

  • Thjeshtësi në integrim dhe përdorim
  • Me pak kod. Arkitektura MVC, e cila izolon logjikën e aplikacionit nga user interface dhe përmirëson data binding si dhe gjithë procesin e zhvillimit të një aplikacioni.
  • Suport për Single Page Applications me përmbajtje dinamike për një eksperiencë më të mirë përdoruesi.
  • Cross-plaftorm. Angular mund të përdoret për ndërtimin e aplikacioneve web por edhe atyre mobile dhe desktop.
  • Declarative User Interface. Përdor HTML për ndërfaqen e përdoruesit
  • Struktura modulare. Kodi i aplikacionit ndahet në disa module të ripërdorshme të cilat mund të kombinohen së bashku dhe të përmirësojnë ndjeshëm organizimin dhe eficencën e aplikacionit, po ashtu edhe testimin e tij.
  • Çfarë është një Single Page Application
  • Hyrje në Typescript
  • Komponentet, Direktivat, Pipes
  • Templates
  • Services, Http Client dhe Dependency Injection
  • Tempate driven forms
  • Routing
  • Authentication dhe deployment
  • 40 orë mësimore të zhvilluara live në klasa me instruktorët tanë, me mundësi ndërveprimi të vashdueshëm për të sqaruar çdo paqartësi tuajën.
  • Trajnim të bazuar në projekte reale të ndjekura hap pas hapi nga instruktorë me ekperience në këtë fushë dhe njohës shumë të mirë të tregut të punës.
  • Nëpërmjet suportit të instruktorëve ju do të krijoni projektet tuaja konkrete që do të pasurojnë portfolion tuaj për çdo aplikim pune.
  • Në përfundim të kursit ju pajiseni me një çertifikatë të njohur nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe mund ta përdorni si tregues të njohurive tuaja në çdo aplikim për punë.
  • Nuk është e nevojshme të paturit njohuri më perpara në Angular
  • Njohuri bazike në HTML , CSS dhe javascript