Analiza e Biznesit është një nga proceset më të nevojshme në konceptimin dhe implementimin e sistemeve të informacionit. Roli i Analistit te Biznesit është kyç në identifikimin dhe analizimin e situatave të biznesit, vlerësimin e opsioneve për përmirësimin e sistemeve të informacionit, përpunimin, përcaktimin e kërkesave dhe sigurimin e përdorimit efektiv të sistemeve të informacionit në përputhje me nevojat e biznesit.

  • Kërkesë e tregut në rritje- fusha e Teknologjisë së Informacionit është momentalisht më e kërkuara dhe e paguara në vendet më të zhvilluara të botës. Nëse keni njohuri apo pasion mbi sistemet e informacionit dhe aftesi të mira analitike, ky rol ju përshtatet më së miri.
  • Ndërveprim me profesionistë dhe role të ndryshme– Analistët e Biznesit punojnë së bashku me profesionistët e teknologjisë dhe ndihmojnë në ‘përkthimin’ e kërkesave të biznesit, në produkte pune më të thjeshta e të kuptueshme nga pjesa tjetër e ekipit si zhvilluesit, testuesit, përfaqësuesit e shërbimeve të klientit, analistë të tjerë të biznesi, etj.
  • Projekte sfiduese dhe dinamike– një Analist Biznesi përballet me sfida të reja e situata që nxisin progresin e vazhdueshëm, gjë që e bën këtë rol tepër të dëshiruar për dikë që vlerëson një mjedis pune dinamik dhe sfidues dhe nxit aftësitë e tij për zgjidhjen e problemeve dhe mendimin kritik.
  • Inovacion dhe risi– Analistët e Biznesit paralelizohen me ‘Agjentët e Ndryshimit’, prandaj çdo ide e re, inovative dhe me benefite të shtuara, bën diferencën në këtë fushë.

Disa prej koncepteve (por jo vetëm) që do të trajtohen si pjesë e kursit Business Analysis janë:

  • Introduction to business analysis
  • Need Assessment
  • Stakeholder Engagement
  • Requirement Elicitation
  • Business Analysis
  • Analysis tools and techniques
  • Traceability and Monitoring
  • Solution Evaluation

Për një informacion më të detajuar na kontaktoni

  • 40 orë mësimore të zhvilluara live në klasa me instruktorët tanë, me mundësi ndërveprimi të vashdueshëm për të sqaruar çdo paqartësi tuajën.
  • Trajnim të bazuar në projekte reale të ndjekura hap pas hapi nga instruktorë me ekperience në këtë fushë dhe njohës shumë të mirë të tregut të punës. Ju do të krijoni projektet tuaja konkrete që do të pasurojnë portfolion tuaj për çdo aplikim pune.
  • Çertifikatë të njohur nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe mund ta përdorni si tregues të njohurive tuaja në çdo aplikim për punë.
  • Mundësi internshipi dhe punësimi

Nuk kërkohen njohuri paraprake