A keni parë ndonjëherë një website që ju ka pelqyer dhe keni menduar “Si mund ta krijoj unë një të tillë?”
Me ndihmën e ekspertëve të ikubINFO Academy, ju mund tja arrini me sukses.
Çdo gjë që ju shihni në ndërfaqen e një website eshte realizuar nëpërmjet programimit front end. Personat përgjegjës për këtë ndërfaqe quhen Front End Developers dhe roli i tyre është ndër më të kërkuarit në tregun e punës.

Të mësosh të programosh kërkon shumë punë dhe dedikim, por ju mund të nisni me programimin front end dhe të zhvilloni aftësi në HTML, CSS dhe Javascript për të ndërtuar një website të thjeshtë brenda pak javëve.

  • HTML-  gjuha që i jep kuptim dhe strukturë përmbajtjes web
  • CSS- gjuha e përdorur për të stiluar faqet web
  • Bootstrap – CSS framework për të ndërtuar një responsive website që përshtatet për ekrane të ndryshme
  • JavaScript- gjuha e skriptimit që shton funksionalitete dinamike në një website
  • Angular – prezantimi me një prej javascript frameworks më të famshme
  • 40 orë mësimore të zhvilluara live në klasa me instruktorët tanë, me mundësi ndërveprimi të vashdueshëm për të sqaruar çdo paqartësi tuajën.
  • Trajnim të bazuar në projekte reale të ndjekura hap pas hapi nga instruktorë me ekperience në këtë fushë dhe njohës shumë të mirë të tregut të punës.
  • Nëpërmjet suportit të instruktorëve ju do të krijoni projektet tuaja konkrete që do të pasurojnë portfolion tuaj për çdo aplikim pune.
  • Në përfundim të kursit ju pajiseni me një çertifikatë të njohur nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe mund ta përdorni si tregues të njohurive tuaja në çdo aplikim për punë.
  • Nuk është e nevojshme asnjë njohuri paraprake