
Specialistët GIS dhe WebGis janë shumë te kërkuar në kompani software-ike si dhe çdo institucion publik apo privat që punon me të dhëna gjeo-hapesinore.
Në përfundim të këtij kursi do të keni mundësi të punësoheni pranë çdo kompanie dhe institucioni që kërkon specilistë që kanë:
- Ekspertizë në ndërtimin dhe menaxhimin e bazave të të dhënave gjeohapë
- Ekspertizë në ndërtimin e shëbimeve në WEB për publikimin e të dhënave gjeohapë
- Ekspertizë në ndërtimin e GIS webClient për shfaqjen e informacionit gjeohapësinor në hartë.
ikubINFO është një ndër kompanitë që kërkon dhe mirepret specilistë që zoterojnë pikërisht ekspertizat e mësiperme.
Aftesitë e fituara nga kursi GIS
- Krijimi dhe menaxhimi i bazave të të dhënave relacionale.
- Menaxhimi i të dhënave gjeohapësinore mbi nje sistem bazash të të dhënave relacionale
- Ndërtimi, menaxhimi dhe publikimi i të dhënave gjeohapësinore si shërbime harte në
- Publikimi dhe ndërtimi i ndëfaqes WebGIS për manaxhimin e të dhënave gjeohapësinore.
Tematikat e trajtuara
- Njohuri te përgjithshme mbi GIS, WebGIS dhe te dhënat gjeohapësinore.
- Sistemet e menaxhimit të bazave të të dhënave hapësinore. Krijimi i një baze të dhënash gjeohapesinore.
- Modelimi dhe ngarkimi i të dhënave hapësinore. Përdorimi i gjuhës SQL.
- Funksionet hapësinore dhe sistemi hapësinor i referencës.
- Përpunimi i gjeometrisë dhe gjeografisë. Përdorimi i funksioneve të agregatëve hapësinorë.
- Zhvillimi në softuerin server WebGIS si Geoserver, server QGIS
- Publikimi i të dhënave hapësinore dhe përdorimi i shërbimeve WebGIS
- Hartimi i shtresave hapësinore të publikuara
- Ndërtimi i hartave GIS interaktive ne Client Side duke përdorur libraritë javascript Openlayers.
- Ndërtimi I mjedisit të WebGIS Client dhe konfigurimi për grupin e caktuar të shtresave.
- Konfigurimi i mjedisit te webGIS për të shfaqur dhe redaktuar shtresat hapësinore të publikuara
- Vizualizimi i të dhënave në mjedisin e Internet GIS.
- 40 orë mësimore të zhvilluara live në klasa me instruktorët tanë, me mundësi ndërveprimi të vashdueshëm për të sqaruar çdo paqartësi tuajën.
- Trajnim të bazuar në projekte reale të ndjekura hap pas hapi nga instruktorë me ekperience në këtë fushë dhe njohës shumë të mirë të tregut të punës.
- Nëpërmjet suportit të instruktorëve ju do të krijoni projektet tuaja konkrete që do të pasurojnë portfolion tuaj për çdo aplikim pune.
- Në përfundim të kursit ju pajiseni me një çertifikatë të njohur nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe mund ta përdorni si tregues të njohurive tuaja në çdo aplikim për punë.
- Mundësi intenshipi dhe punësimi pranë ikubiNFO
Ky kurs nuk kërkon njohuri paraprake