
Java Bootcamp është një trajnim intensiv i specializuar, me një fokus të vecantë tek praktika, i cili ju prezanton me aspekte dhe komponente të ndryshëm të programimit Java.
Trajnimi nis nga konceptet bazë dhe është i përshtatshëm për ata që kanë pak ose aspak njohuri paraprake në programimin Java. Më pas trajnimi fokusohet në koncepte më të avacuara duke mbuluar në mënyrë të veçantë Spring Framework. Njohuritë dhe aftesitë e përftuara përgjatë këtij bootcamp do të jenë një pasaportë e sigurt punësimi në ikubINFO dhe kompani të tjera kombëtare ose nderkombëtare.
Mos humbisni më kohë nëpër trajnime të paorientuara dhe të shpërndara. Investoni kohen tuaj nje trajnimi të vetëm intensiv, në fund të së cilit do të jeni plotësisht të aftë për tregun e punës. Kjo është mundësia që po prisnit. Ngjituni në nivelin e ëndrrave tuaja.
Java është një gjuhë programimi e nivelit të lartë, e cila aplikohet nga pothuajse çdo kompani e cila operon në fushën e Software Engineering. Kjo e bën një nga gjuhët më të përdorëshme dhe të kërkuara të momentit. Kjo shtrirje kaq e gjëre e kësaj gjuhe e bën atë, një armë ideale për një karrierë të suksesëshme në fushën e zhvillimeve software.
Java është një prej gjuhëve më të suksesshme të programimit të krijuara ndonjehërë dhe këtë e provojnë plot 20 vite të suksesit të saj në treg.
- Njohuritë dhe aftësimi në programimin Java ju hap dyert e një numri të madh mundësish punësim, në Shqipëri dhe sigurisht edhe më gjerë.
- Është një prej punëve më të mirëpaguara. Pagesat vjetorë për një zhvillues Java në shkallë botërore variojnë nga $57K në $117K sipas Glassdoor.
- Me njohuritë e programimit Java mund të zhvilloni aplikacione server-side, aplikacione J2EE web dhe enterprise, dhe gjithashtu mund të orientoheni në zhvillimin e aplikacioneve mobile në Android.
- Trajnim intesiv i shtrirë në 6 muaj të zhvilluara live në klasa me instruktorët tanë, me mundësi ndërveprimi të vashdueshëm për të sqaruar çdo paqartësi tuajën.
- Program te bazuar ne kerkesat aktuale te tregut te punes ne Shqiperi dhe jashte.
- Trajnim të bazuar në projekte reale të ndjekura hap pas hapi nga instruktorë me ekperience në këtë fushë dhe njohës shumë të mirë të tregut të punës.
- Nëpërmjet suportit të instruktorëve ju do të krijoni projektet tuaja konkrete që do të pasurojnë portfolion tuaj për çdo aplikim pune.
- Takime te vazhdueshme me eksperte ikubINFO te fushave te ndryshme
- Në përfundim të kursit ju pajiseni me një çertifikatë të njohur nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe mund ta përdorni si tregues të njohurive tuaja në çdo aplikim për punë.
- Mundesi reale internshipi dhe punesimi ne perfundim te bootcamp
Ky trjnaim nuk ka kërkesa paraprake. Pjesë e tij mund të behen edhe individë me aspak ose pak njohuri në programim.