
JAVA Fundamentals
- Java është një prej gjuhëve më të suksesshme të programimit të krijuara ndonjehërë dhe këtë e provojnë plot 20 vite të suksesit të saj në treg.
- Njohuritë dhe aftësimi në programimin Java ju hap dyert e një numri të madh mundesish punesimi, në Shqipëri dhe sigurisht edhe më gjerë. Pagesat vjetorë për një zhvillues Java në shkallë botërore variojnë nga $57K në $117K sipas Glassdoor.
- Me njohuritë e programimit Java mund të zhvilloni aplikacione server-side, aplikacione J2EE web dhe enterprise, dhe gjithashtu mund të orientoheni në zhvillimin e aplikacioneve mobile në Android.
- Është e thjeshtë për tu mësuar. Me përkushtim dhe entuziazëm mund të kaloni shumë shpejt nga niveli fillestar në programues profesionstë Java.
- Është një gjuhë programimi Object-Oriented duke e bërë zhvillimin e aplikacioneve më të thjeshtë, modular, fleksibël dhe të zgjerueshëm.
- Ekzistojnë një numër i madh librarish open source që e bëjnë programimin në Java më të shpejtë, më të thjeshtë dhe më efektiv
- Komuniteti i madh Java që i ofron suport çdo programuesi Java, në çdo kohë
- Java është një gjuhë e pavarur nga platforma. Write Once Run Everywhere
- Java është kudo, në desktop, në mobile në web dhe po ashtu kudo janë edhe programuesit Java.
Disa prej koncepteve (por jo vetëm) që do të trajtohen si pjesë e kursit Java Fundamentals janë:
- Strukturat e kontrollit
- Strukturat Ciklike, funksionet
- Arrays, stringje
- Programimi Object Oriented, objektet dhe klasat
- Excetions, Events
- GUI në Java
- Databaza dhe lidhja me të
dhe shume koncepte të tjera.
Për një informacion më të detajuar na kontaktoni
- 40 orë mësimore të zhvilluara live me instruktorët tanë, me mundësi ndërveprimi të vashdueshëm për të sqaruar çdo paqartësi tuajën, në kushte shumë të ngjashme me pjesëmarrjen fizike në klasa, por nga komoditeti i shtëpisë suaj.
- Trajnim të bazuar në projekte reale të ndjekura hap pas hapi nga instruktorë me ekperience në këtë fushë dhe njohës shumë të mirë të tregut të punës.
- Nëpërmjet suportit të instruktorëve ju do të krijoni projektet tuaja konkrete që do të pasurojnë portfolion tuaj për çdo aplikim pune.
- Në përfundim të kursit ju pajiseni me një çertifikatë të njohur nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë që mund ta përdorni si tregues të njohurive tuaja në çdo aplikim për punë.
Ku kurs nuk kërkon asnje njohuri paraprake programimi