.NET Advanced

Kursi .NET Advanced është i organizuar në 40 orë dhe synon tju ofrojë një njohje më të avancuar lidhur me zhvillimin e aplikacioneve .NET në C#.
Ky kurs është dizenjuar nga ekspertët tanë me një ekspericë të gjatë në tregun shqiptar dhe  të huaj dhe ju prezanton me praktikat më të mira të industrisë lidhur me zhvillimin e aplikacioneve .NET në C#.
Zgjeroni njohuritë aktuale dhe bëhuni shumë shpejt një programues profesionist në C#.
Tregu shqiptar dhe i huaj është gjithmonë në kërkim të zhvilluesve profesionistë .NET.
Ky kurs mund tju shndërrojë shumë shpejt në njërin prej tyre.

  • .NET është një prej platformave më të suksesshme për zhvillimin e aplikacioneve që përdoren nga pjesa më e madhe e kompanive në të gjithë botën.
  • Tregu shqiptar dhe i huaj është gjithmonë në kërkim të zhvilluesve profesionistë .NET.
  • Zhvilluesit .NET janë ndër më të kërkuarit në treg. Pagesat vjetore për një zhvillues .NET në shkallë botërore variojnë nga $44K në $111K sipas Glassdoor.
  • Komuniteti i gjerë i zhvilluesve .NET ofron suport të vazhdueshëm prej shumë vitesh
  • C# dhe .NET bëjnë të mundur dhe suportojnë zhvillimin e çdo lloj aplikacioni duke përfshirë këtu aplikacione dektop, mobile, web apo edhe lojëra.

Disa prej koncepteve (por jo vetëm) që do të trajtohen si pjesë e kursit .NET Fundamentals janë:

  • Koncepte te avancuara të programimit Object Oriented
  • Koncepte të avancuara në databaza
  • MVC
  • Delegates, Lambda Expressions
  • Introduction to LINQ, Entitity Framework, web API
    ..dhe shume koncepte te tjera

Per një informacion më të detajuar na kontaktoni

  • 40 orë mësimore të zhvilluara live me instruktorët tanë, me mundësi ndërveprimi të vashdueshëm për të sqaruar çdo paqartësi tuajën, në kushte shumë të ngjashme me pjesëmarrjen fizike në klasa, por nga komoditeti i shtëpisë suaj.
  • Trajnim të bazuar në projekte reale të ndjekura hap pas hapi nga instruktorë me ekperience në këtë fushë dhe njohës shumë të mirë të tregut të punës.
  • Nëpërmjet suportit të instruktorëve ju do të krijoni projektet tuaja konkrete që do të pasurojnë portfolion tuaj për çdo aplikim pune.
  • Në përfundim të kursit ju pajiseni me një çertifikatë të njohur nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe mund ta përdorni si tregues të njohurive tuaja në çdo aplikim për punë.

Ku kurs  kërkon njohuri fillestare në C# dhe programimin Object -Oriented