Kursi .NET Fundamentals është i organizuar në 40 orë dhe ju prezanton me njohuritë bazë lidhur me .NET Framework dhe gjuhën e programimit C#.  Qëllimi i tij është tju aftësojë në ndërtimin e aplikacioneve konkrete në C# duke ju ndihmuar të hidhni hapa të sigurtë në karrierën tuaj si software developer.
Gjatë këtij kursi do të trajnoheni lidhur me praktikat më të mira të industrisë lidhur me zhvillimin e aplikacioneve .NET.
Kursi .NET Fundamentals është dizenjuar nga ekspertët tanë me një eksperiencë të gjatë në tregun shqiptar dhe atë të huaj, dhe një njohje të thelluar te orientimeve dhe nevojave të këtij tregu.
Gjate kursit do të aftësoheni gjithmonë nëpërmjet praktikës dhe projekteve që reflektojnë raste reale. Instruktorët tanë do të ndjekin hap pas hapi progresin tuaj drejt krijimit të aplikacioneve tuaja të para.

  • .NET është një prej platformave më të suksesshme për zhvillimin e aplikacioneve.
  • C# është një gjuhë programimi moderne dhe shumë e thjeshtë për tu mësuar.
  • C# është i shpejtë, open-source dhe cross-platform.
  • Zhvilluesit .NET janë ndër më të kërkuarit në treg. Pagesat vjetorë për një zhvillues .
  • C# dhe .NET suportojnë zhvillimin e çdo lloj aplikacioni duke filluar këtu nga dektop, mobile, web apo edhe zhvillimi i lojërave. Ky fakt rrit ndjeshëm mundësitë për tu punësuar
  • Komuniteti i gjerë i zhvilluesve .NET ofron suport të vazhdueshëm prej shumë vitesh

Disa prej koncepteve (por jo vetëm) që do të trajtohen si pjesë e kursit .NET Fundamentals janë:

  • Tipet e të dhenave dhe manipulimi i tyre
  • Kontollet logjike
  • Strukturat ciklike
  • Programimi Object Oriented, klasat, objektet
  • Trashëgimia, enkapsulimi, polimorfizmi
  • Programimi web dhe .net framework
  • Prezantim me MVC
  • Databaza dhe aksesimi i saj
    dhe shumë koncepte të tjera

Për një informacion më të detajuar na kontaktoni

  • 40 orë mësimore të zhvilluara live në klasa me instruktorët tanë, me mundësi ndërveprimi të vashdueshëm për të sqaruar çdo paqartësi tuajën.
  • Trajnim të bazuar në projekte reale të ndjekura hap pas hapi nga instruktorë me ekperience në këtë fushë dhe njohës shumë të mirë të tregut të punës.
  • Nëpërmjet suportit të instruktorëve ju do të krijoni projektet tuaja konkrete që do të pasurojnë portfolion tuaj për çdo aplikim pune.
  • Në përfundim të kursit ju pajiseni me një çertifikatë të njohur nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe mund ta përdorni si tregues të njohurive tuaja në çdo aplikim për punë.

Ky kurs nuk kërkon njohuri paraprake