Creating web apps using SharePoint

Aplikoni dhe përfitoni bursa të plota me të gjitha shpenzimet e mbuluara dhe më pas punësim në ikubINFO. Mësoni të zhvilloni aplikacione web bazuar në SharePoint, një nga platformat më të fuqishme dhe të përhapura në tregun ndërkombëtar, si lider në kategorinë e saj nga Gartner

ikubINFO së bashku me Risi Albania, projekt i Agjencisë Zviceriane për Zhvillim dhe Bashkëpunim do të ofrojnë bursa të plota për të gjithë aplikuesit që do të kualifikohen dhe do të bëhen pjesë e trajnimit i cili do të vijojë me mundësi internshipi dhe punësimi pranë ikubINFO.

Kërkesat që duhet të plotesoni për të aplikuar:

Të keni përfunduar ose të jeni duke ndjekur studimet master për Informatikë ose degë ekuivalente. Është e preferueshme të keni të paktën 1 vit eksperiencë si zhvillues software.

Nxitoni të aplikoni, regjistrimet do të jenë të hapura deri në datë 14 dhjetor.

SharePoint është një plaformë gjithëpërfshirëse që suporton bashkëpunimin, ndihmon kompanitë të krijojnë një portal intranet dhe extranet modern dhe inteligjent, suporton zhvillimin e webpages, automatizon proçeset e biznesit dhe lehtëson bashkëpunimin në ekip duke ruajtur, organizuar dhe shpërndarë në mënyrë të sigurt informacionin dhe dokumentat. Mundësitë me SharePoint janë të pafundme.

SharePoint përdoret tashmë nga më shumë se 400,000 organizata me më shumë se 100 milion përdorues aktivë.

Rolet e punës së një specialisti SharePoint.

SharePoint Developer. Zhvillon aplikacione web, konfiguron dhe personalizon sistemet SharePoint sipas kërkesave specifike të kompanisë.

SharePoint Consultant. Janë ura lidhese midis ekspertizës teknike të zhvilluesve/arkitekteve dhe përdoruesve të një projekti SharePoint. Mbledhin kërkesat, dizenjojnë zgjidhjet dhe ndihmojnë klientët të marrin maksimumin nga përdorimi i SharePoint.

SharePoint Administrator. Mirëmbajnë platformën SharePoint, hartojnë dhe konfigurojnë praktikat e sigurisë, mirëmbajnë serverat, intranet dhe zgjidhin problematikat.

SharePoint Architect. Zakonisht qëndrojnë në krye të një ekipi teknik SharePoint. Kujdesen për arkitekturën, insfrastrukturën, framework-et dhe paraqitjen e përgjithshme të një projekti SharePoint.

Në përfundim të trajnimit “Creating web apps using SharePoint” ju do të fitoni aftesitë e duhura për të punuar si një SharePoint Developer.

– Prezantimi me SharePoint, benefitet dhe rastet e përdorimit të tij.
– Konceptet bazë të SharePoint Server

    • SharePoint Farm
    • SharePoint Central Administration
    • SharePoint Server Service Applications
    • SharePoint Web Applications
    • Site Collections
    • Data Structures
    • Managing Users and Permissions

– SharePoint Developer Environment
– PowerShell
– Model Types SharePoint CSOM, SSOM dhe JSOM
– SharePoint Solutions