Developing applications with Spring and Java

Vazhdojnë mundesitë e bursave të plota me të gjitha shpenzimet e mbuluara në ikubINFO Academy. Ju prezantojmë me trajnimin e radhës “Developing applications with Spring and Java”.

Jeni të apasionuar pas zhvillimit software dhe doni të investoni në një karrierë të suksesshme si Java Developer? Ateherë duhet të shtoni patjetër në aftësitë tuaja Spring, framework-un më të famshëm Java. Spring e bën programimin Java më të shpejtë, më të thjeshtë dhe më të sigurt për të gjithë, duke i dhënë fokus të madh produktivitetit dhe shpejtësisë.

Përfitoni nga kjo mundësi e ofruar në bashkëpunim me Risi Albania, projekt i Agjencisë Zviceriane për Zhvillim dhe Bashkëpunim. Të gjithë aplikuesit që kualifikohen do të perfitojnë bursa të plota me të gjitha shpenzimet e mbuluara si dhe mundësi punësimi pranë ikubINFO.

Kërkesat që duhet të plotesoni për të aplikuar:

Të keni përfunduar ose të jeni duke ndjekur studimet master për Informatikë ose degë ekuivalente. Është e preferueshme të keni të paktën 1 vit eksperiencë si zhvillues software.

Nxitoni të aplikoni, regjistrimet do të jenë të hapura deri në datë 23 dhjetor.

  •  Spring thjeshton krijimin e aplikacioneve enterprise në Java.
  • Spring e bën programimin Java më të shpejtë, më të thjeshtë dhe më të sigurt për të gjithë, duke i dhënë fokus primar produktivitetit. Këto karakteristika kanë bërë që Spring të jetë framework-u më i famshëm Java.
  • Spring është kudo. Libraritë e tij fleksibël besohen dhe përdoren nga kompani të të gjitha llojeve dhe madhësive, në të gjithë botën, për të ndërtuar çdo lloj aplikacioni. Suporton zhvillimin e aplikacioneve web, microservices, sisteme reactive, cloud, aplikacione serverless, event-driven dhe me aftesi për të procesuar në mënyrë efektive sasi të mëdha të dhënash.
  • Spring transformon plotësisht eksperiencën e programimit në Java. Produktiviteti i zhvilluesve Java, është superfuqia e Spring.
  • Spring bën të mundur trajtimin e shpejtë dhe të përgjegjshëm të çështjeve të sigurisë.
  • Spring ka një komunitet të madh që ju suporton në çdo hap tuajin.
  • Developing with Java – a quick refresher
  • Introduction to Spring framework, Spring boot, Spring initializer
  • Spring dependency injection and Spring context. (spring beans, spring profiles, spring bean life cycle, interface naming convention)
  • Spring framework configuration. (Java configuration, bean scopes, spring vs spring boot related to configurations)
  • External properties with Spring (environment properties, application.properties, yaml files)
  • Data modeling with Spring (database concepts, jpa entity relationships, Spring data repository)
  • Service Layer, transaction management
  • Introduction to RESTFul web services (basic web concepts, Spring Rest controllers, introduction to postman & openAPI/swagger)
  • Testing in Spring
  • Other topics:
    • Maven • Git • Logging • Rest Client • Coding conventions