RRETH NESH
ikubINFO Academy është një qëndër e trajnimeve profesionale që synon të formojë dhe aftësojë profesionistët më të mirë në fushën ICT.
Me një eksperiencë shumëvjeçare të shoqëruar me histori suksesi të vazhdueshme, ikubINFO Academy ju drejton me përkushtim e profesionalizëm dhe ju ndihmon në hapjen e rrugëve të punësimit dhe ngjitjen e shkallëve të karrierës suaj.
Në dispozicionin tuaj janë ekspertët më të mirë të fushës dhe programe në përputhje të plotë me nevojat e tregut shqiptar dhe atij të huaj, që përditësohen vazhdimisht me zhvillimet më të fundit teknologjike.
Nga paketat tona të trajnimit përfitoni:
✔ Trajnim profesional ku kryefjala është praktika dhe trajtimi i rasteve reale të ndjekura hap pas hapi nga lektorë me eksperiencë dhe ekspertët ikubINFO me një experience 15 vjeçare në sektorin ICT
✔ Secili nga ju do të marrë një vëmendje dhe këshillim individual, në trajnime me një numër të kufizuar pjesëmarrësish.
✔ Çertificata të njohura nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë që u hap dyert në tregun ICT.
✔ Pjesëmarrje falas në evente të organizuara nga ikubINFO Academy.
IkubINFO Academy ju përgatit në mënyrë profesionale dhe vlerëson gjithmonë pjesëmarrësit e talentuar dhe entuziastë.
Pas një trajnimi të suksesshëm, dyert e kompanise sonë janë gjithmonë të hapura për më të mirët, për internshipe dhe punësime.
Bëhuni pjesë e komunitetit ikubINFO Academy dhe nisni një eksperiencë të paharrueshme pranë ekspertëve më të mirë.
Hidhni një hap të rëndësishëm në karrierën tuaj si profesionistë.
Ne përgatisim më të mirët në tregun ICT