Je një student i degës Informatike ose Teknologji Informacioni pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës?! Sapo ke përfunduar vitin e parë bachelor me mesatare mbi 8?!

ikubINFO të ofron një mundësi fantastike duke të mbështetur në rrugën e formimit tënd profesional, nëpërmjet bursave, trajnimeve falas, praktikës dhe mundësive të punësimit.
Apliko për tu bërë pjesë e këtij programi dhe njihu me nga afër me një prej kompanitë lider në vend në sektorin ICT.

ikubINFO është kompania lider në tregun e Software Engineering në Shqipëri, me një eskperiencë mbi 27 vjecare në industrinë e ICT. ikubINFO operon në tregun vendas dhe ofron shërbime në më shumë se 11 shtete, duke u angazhuar me projekte ambicioze në industrinë e Qeverisjes publike dhe lokale, Banking, energjisë, transportit, Modes, Telekomunikacion dhe Distribucion.
Duke qënë një nga kompanitë më të mëdha në këtë industri, me një staf prej 180+ profesionistesh, ndjejmë përgjegjësi të vazhdueshme sociale për komunitetin e ICT në Shqiperi. Ndaj ky program mbështetës do të jetë fokusi i iniciativave tona për këtë vit shkollor.

Hidh hapa të sigurt drejt suksesit, me garancinë e profesionalizmit të ikubINFO.

Apliko për tu bërë pjesë e këtij programi nëse plotëson kushtet e mëposhtme:

  • Sapo ke përfunduar vitin e parë për Informatikë ose Teknologji Informacioni pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës.
  • Ke mesatare mbi 8.
  • Kë dëshirën dhe entuziazmin për tu rritur profesionalisht me mbështetjen e ikubINFO.

Për tu njohur më mirë me ikubINFO dhe programin e mbështetjes së studentëve ekselentë, të gjithë të regjistuarit do të kenë mundësinë të ndjekin një webinar informues ditën e hënë, datë 4 tetor, ora 11:00.